Kryetari i Komunës së Bujanocit, nagip Arifi përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë me dije për takimin që ka pas me zëvendëskryeministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla
Postimi i plotë:
Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryeministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.
Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës.
U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.