Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.
Konferenca mbahet më datë 26.10.2023, ditë e enjte, duke filluar nga ora 08:45, në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj).
Në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Ralf Peter Hammerstein.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/