Ministria e Drejtësisë, ka organizuar sot ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për 122 kandidatë të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës.
Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu e cila ka uruar të gjithë kandidatët për suksesin e tyre duke theksuar se kjo ceremoni e shpërndarjes së certifikatave është një moment i rëndësishme jo vetëm për kandidatët dhe të ardhmen e tyre profesionale, por edhe për qytetarët dhe vet sistemin e drejtësisë në vend.
“Pas marrjes së kësaj certifikate, juve do t’ju hapen dyert për të ecur tutje dhe unë uroj që të jeni shembull i qytetarit të ndershëm dhe që i shërben interesit të përgjithshëm, drejtësisë, barazisë dhe jo diskriminimit” theksoi Haxhiu.
Ministrja Haxhiu duke iu referuar rasteve të fundit të këtyre ditëve, të cilat tha ajo, kanë ardhur si pasoj e mosfunksionimit të zinxhirit institucional, nga kandidatët të cilët janë certifikuar sot, kërkoi që kudo që orientohen në sistemin e drejtësisë, avokati apo profesionet tjera të lira dhe institucionet tjera, punën e tyre ta kryejnë me nderë dhe profesionalizëm të plotë sipas përgjegjësive dhe kompetencës.
Pas fjalës së mbajtur, ministrja Haxhiu ka ndarë certifikatat për 122 kandidatë të cilët kanë kryer Provimin e Jurisprudencës në afatin e qershorit. /2LONLINE/