Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se kanë filluar me investimin e 550 mijë eurove në Klinikën e Oftalmologjisë.
“Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë”, ka thënë ministri Vitia.
Sipas tij, për fëmijët: së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”). Për pacientët: Rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën…
Postimi i plotë:
550 mijë euro: Investime në Klinikën e Oftalmologjisë
Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.
Për fëmijët: së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”).
Për pacientët: Rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën.
Pajijset e reja mjekësore & infrastruktura e përmirësuar mundësojnë:
Saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim
Shërbime të reja
Rritje të cilësisë së shërbimeve ekzituese
Dyfishim të shërbimeve
Ekonomizim të shpenzimeve publike
Vijon transformimi Klinikë për Klinikë.
Vendosja në përdorim e pajisjeve të reja minimizon rastet e trajtimit jashtë spitaleve publike. Kursejmë në afatmesëm rreth 6 milionë euro.
Për pacientët
Për shëndetësinë publike