Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, kanë pritur në takim menaxhmentin e NP “Posta e Kosovës”, të udhëhequr nga znj. Fakete Kadiu, u.d kryeshefe ekzekutive.
Në këtë takim u diskutua për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapësirat tjera të bashkëpunimit ndër-institucional, gjithnjë në të mirë të qytetarëve.
Ndër tjera, u diskutuan modalitete të bashkëpunimit drejtë shtrirjes së rrjetit postar dhe përmirësimit të sigurisë në ofrimin e këtyre shërbimeve.
Me këtë rast, menaxhmenti i NP “Posta e Kosovës”, njëherit emetuesi i pullës postare të Kosovës, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi, ministrit Sveçla e drejtorit Mehmeti, ju bënë nga një dhuratë modeste e simbolike – një set me katër pulla postare unike, të emetuara me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Ministri Svelça shprehu falënderimin dhe zotimin për një frymë bashkëpunuese e përkrahëse me NP “Posta e Kosovës” edhe të MPB-së edhe të agjencive të saj. /2LONLINE/