Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, z.Greg Delawie, ku u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen civile të Republikës së Kosovës, për modalitetet me të cilat do të ndihmojë qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori.
Me këtë rast, ministri Sefaj, falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA i japin MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.
Në anën tjetër, ambasadori Delawie konfirmoi se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.