Ministri i Punëve Brendshme, z. Flamur Sefaj, i shprehu mirënjohje të thellë znj. Hyland për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të Ligjit në Kosovë, si dhe mbështetjen e përgjithshme të Kosovës nga SHBA-të.
Znj. Hyland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-ve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por që hetimet të udhëhiqen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ministri Sefaj theksoi se institucionet hetuese të Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë edhe me akterët e tjerë që mund të kontribuojnë më informacione në zbardhjen e rastit.
Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për projekte që ka Ministria e Punëve të Brendshme dhe mundësinë e përkrahjes së tyre nga SHBA-ja.