DYLON

Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM) dhe SHBA-të

Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM) dhe SHBA-të
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga Rreshter majori Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM).

Gjeneral Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm, ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM) në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta.

EkoHigjiena

Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të nënoficerëve.

Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit komandues. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.