DYLON

Viti: Ngushëllime ambasadës dhe popullit amerikan në 18 vjetorin e sulmeve terroriste mbi SHBA-të

Viti: Ngushëllime ambasadës dhe popullit amerikan në 18 vjetorin e sulmeve terroriste mbi SHBA-të
Avatar photo Redaksia

Në 18 vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti ka shprehur ngushëllime Ambasadës amerikane dhe popullit amerikan, në këtë përvjetor.

“Në 18-vjetorin e kësaj ngjarje, komuna e Vitisë por edhe Kosova, e kujtojnë këtë ditë, si një nga ditët më të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.

Ndryshe, në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.