Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të tre veturave për zyrtarët e departamenteve për zjarrëfikje për komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, zëvendësministri i punëve të Brendshme, z. Milan Radojevic, drejtori i AME-së, z. Fadil Kodra, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, z. Goran Rakiç, z. Vucina Jakovic, Kryetari i Zveçanit si dhe zyrtarë të tri komunave.
Këto tri vetura i ka ndarë Agjencia për Menaxhim Emergjent për drejtoritë e Emergjencave, me qëllim të përmirësimit të shërbimit për qytetarët e asaj pjese.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen tri komunat veriore sa i përket aspektit të menaxhimit të emergjencave dhe për bashkëpunimin sa i përket nivelit lokal me Ministrinë e Punëve të Brendshme.