DYLON

Haziri: Jam i lumtur që kaloi në Qeveri kërkesa e Komunës për ndërtimin e Kampusit Universitar

Haziri: Jam i lumtur që kaloi në Qeveri kërkesa e Komunës për ndërtimin e Kampusit Universitar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë sot konfirmimin zyrtar të qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila tashmë ka kaluar kërkesën e Komunës për investimin e kampusit Universitar me kushte dhe standarde moderne.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës, fillon procesi kryesor i ndërtimit të kampusit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Kampusi i ri do të ndërtohet në 7.3 hektarë tokë dhe do të jetë me infrastrukturë dhe kushte të nivelit më të lartë sipas standardeve europiane. Kapaciteti i tij do të jetë për mbi 16 mijë studentë, staf akademik, personel, staf përcjellës etj. Do të jetë një qendër e madhe moderne që do të ketë kapacitete të plota universitare për studime të mirëfillta dhe për nxënie të dijes”, ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Haziri, gjithashtu, ka thënë se kampusi universitar në kuadër të tij është e paraparë të ketë hapësirat rekreative, sportive, biblioteka dhe fusha të tjera që janë një mundësi e madhe për studentët dhe për të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij kampusi, duke mos anashkaluar asnjëherë ambientin, gjelbrimin në përgjithësi dhe gjithë ajo infrastrukturë që tashmë do të vendoset në shërbim të universitetit “Kadri Zeka”.

EkoHigjiena

“Deri në ndërtimin e këtij kampusi gjigant për Gjilanin, shpresojmë shumë që Universiteti të gjejë një zgjidhje të përkohshme, për vendosje të stafit dhe të studentëve në mënyrë që të ndikojmë në përshpejtimin e ndërtimit të qendrës së madhe universitare në Gjilan, që do të ketë karakter regjional gjithsesi. Urime të gjithë studentëve, profesorëve dhe rektorit Bajram Kosumi”, ka përfunduar fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.