Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministra Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi, me të cilin biseduan për shumë çështje me rëndësi, të cilat kanë të bëjnë për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Theks të veçantë iu dha trajtimit të pacientëve të Luginës së Preshevës në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe vështirësive të studentëve, të cilët kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës.
Me këtë rast, Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij të veçantë për vizitën e kryetarit Arifi, dhe njëherit shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin dhe zgjidhjen e çështjeve për të cilat u diskutu në këtë takim.
Ministri Latifi, po ashtu, e njoftoi kryetarin Arifi, se jo vetëm çështjet e studentëve të Luginës së Preshevës, por edhe ajo e pacientëve do të trajtohet me shumë përkushtim, në mënyrë që të tejkalohen të gjitha problemet që kanë.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi, e ftoj Ministrin Latifi për një vizitë në Luginën e Preshevës dhe e falënderoj atë për mikpritjen, duke shpresuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve që u diskutuan. /2LONLINE/