Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, uron Ministrin Ejup Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.
Në një letër urimi, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë uroi Ministrin Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.
Në letrën e Ministrit Peleshi rikonfirmohet se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë do të vazhdoj angazhimin e plotë për mbështetje dhe përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në rrugën e transformimit, modernizimit dhe integrimit në strukturat Euro-Atlantike. Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi i shkëlqyer bazuar në miqësinë e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy institucioneve tona do të vijoj me të njejtin ritëm dhe përkushtim, me qëllim realizmin e projekteve tona të përbashkëta. /2LONLINE/