DYLON

Mehaj kërkon lobim të gjithmbarshëm për anëtarësim të Kosovës në NATO e BE

Mehaj kërkon lobim të gjithmbarshëm për anëtarësim të Kosovës në NATO e BE
Avatar photo Redaksia

Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë të lobojnë për shtetin e Kosovës të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ja postimi i tij:

EkoHigjiena

Të nderuar personalitete, artistë, intelektualë, liderë, shokë, profesorë, senator, kongresmen, lobist, Shoqata, dhe të gjithë qytetarë të nderuar të Kosovës, të mërgatës Kosovare dhe matanë ndërkombëtar.

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Ju faleminderit paraprakisht për angazhimin tuaj.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim:

#KosovoInNATO

#KosovoInEU

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.