Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando.
Ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e tij si ministër dhe për angazhimet e institucioneve sa i përket luftimit të krimit në përgjithësi.
Me këtë rast, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. Po ashtu në ketë takim u diskutua edhe për konferencën e IPA-së e cila do të mbahet në Napoli .
Ndërsa ambasadori i Italisë, z. Nicola Orlando, siguroi ministrin Mustafa për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.
Gjithashtu, gjatë këtij takim u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave me qëllim të avancimit të ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.