DYLON

“Synimi i Kosovës është i qartë karshi anëtarësimit në Evropë dhe integrimeve euroatlantike”

“Synimi i Kosovës është i qartë karshi anëtarësimit në Evropë dhe integrimeve euroatlantike”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretaren për Evropë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, znj. Lisa A. Johnson. 

Me këtë rast, ai ka falënderuar këtë Zyre për përkrahjen ndaj institucioneve të Kosovës që nga paslufta, rolin e tyre në krijimin dhe zhvillimin e tyre deri më sot, përmes programeve për fuqizimin e institucioneve të zbatimit të ligjit. 

EkoHigjiena

Ministri Sveçla në këtë takim ka ritheksuar që synimi i Kosovës është i qartë karshi anëtarësimit në Evropë dhe integrimeve euroatlantike dhe njëkohësisht zotimin për luftimin e krimit trans nacional dhe korrupsionit. 

Znj. Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Është vlerësuar lartë edhe bashkëpunimi i Kosovës për strehimin e qytetarëve afganë, duke theksuar që po dëshmon për komunitetin ndërkombëtar që është partner serioz. 

Kosova aktualisht është programi i dytë më i madh i INL në Evropë dhe znj. Johnson u zotua që Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase në zbatimin e ligjit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.