Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë sidomos në fushën e sigurisë.
Gjithashtu në takim u bisedua edhe për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta policore, sidomos gjatë sezonit veror kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.
Ministri Mustafa dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për modalitetet rreth zgjerimit të kapaciteteve në pikën e kalimit kufitar në Krushevë të Komunës së Dragashit.