Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë.
“Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi. Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, ministri Mehaj
Ja postimi i plotë:
Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.
Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit.
Për kontribute brenda vendit mund të pëdorni llogarinë e hapur në BQK (foto 1), ndërsa jashtë vendit llogarinë ndërkombëtare (foto 2).
Për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë:
ekosova.rks-gov.net/Service/41
FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS, KRENARIA JONË!