Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të premten, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media. /2LONLINE/