DYLON

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Kroacisë nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Kroacisë nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Me nderimet më të larta ushtarake, sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në vizitë zyrtare homologun e tij, ministrin e  Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic, të shoqëruar me delegacionin e tij, me ç’rast nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

Pas takimit kokë më kokë dhe në nivel të dy delegacioneve, të dy ministrat pas aktit të nënshkrimit të Marrëveshjes bilaterale, u deklaruan para mediave të pranishme.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Mehaj tha se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje hapen rrugë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në shkollim e trajnim të personelit ushtarak, zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta, mundësi për bashkë-zbarkime në operacione dhe misione ndërkombëtare, bashkëpunim më të theksuar në fushën e industrisë së mbrojtjes, e gjithashtu edhe në fusha të tjera.

Më tej, ministri Mehaj theksoi se: “Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë nuk janë vetëm diplomatike, për më tepër, ato janë miqësore pasi që të dy vendet i bashkon historia, sfidat e përbashkëta e që nënkupton interesa strategjike dhe vizione të përbashkëta, angazhim të përbashkët për çështje rajonale e globale, angazhim e dedikim për paqen e sigurinë e rajonit; e për këtë arsye jemi bashkë në rrugën e të ardhmes”.

Në fjalën e tij, ministri Mehaj shtoi duke thënë se partneriteti me Republikën e Kroacisë është shumë i rëndësishëm pasi që Kroacia është vend anëtar i NATO-s prej më shumë se 11 vjet dhe se Republika e Kosovës e ka të njëjtin synim e aspiratë. 

Në anën tjetër, ministri kroat i Mbrojtjes, Banozic, tha se me të dy vendet do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin e mirë jo vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe në kontekstin politik dhe ekonomik.

“Republika e Kroacisë e mbështetë rrugëtimin euroatlantik të Kosovës  dhe sikurse deri më tani, edhe më tej do të ofrojmë ndihmë të fuqishme në këtë proces. Ne e mbështesim procesin e transformimit të FSK në Forca të Armatosura”, theksoi Banozic.

Gjithashtu, ai tha se dëshiron që sa më shpejt Republika e Kosovës të jetë anëtar me të drejta të plota në organizatat dhe iniciativat rajonale, siç është edhe iniciativa e Kartës së Adriatikut A-5, pasi që sipas tij, kjo është mënyra e duhur për forcimin e dialogut rajonal dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe që mund të jetë pjesë integrale e përgjigjes ndaj sfidave të sigurisë në rajon.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozic, së bashku me delegacionin e tij, do të vizitojë dhe bëjë nderime në Kompleksin Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.