DYLON

Ministri Mehaj mori pjesë në konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore

Ministri Mehaj mori pjesë në konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot mori pjesë në konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (CEDC).

Temat e kësaj konference ishin “Çështja e kredibilitetit: Nxitja e partneritetit të ngushtë si mënyrë për të avancuar Integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor” dhe “Akordimi i duhur në orientimin strategjik drejt BE-së”.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij, gjatë sesionit të parë përmes video-lidhjes, ministri Mehaj theksoi angazhimin dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në menaxhimin e sfidave të sigurisë rajonale siç ishte pandemia me COVID-19, si dhe vizionit shtetëror për ofrimin e kontributit në parandalimin, reagimin dhe menaxhimin e sfidave tjera që cenojnë mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Gjithashtu, ministri Mehaj theksoi edhe angazhimin e tij në zbatimin e konceptit “Smart Defense” në bashkëpunim me homologët e tij rajonalë, si formë shumë e suksesshme dhe racionale për reagim dhe menaxhim të krizave që mund të cenojnë sigurinë e vendeve dhe qytetarëve të rajonit.

Ndër të tjera, në këtë konferencë ministri Mehaj theksoi se: “Republika e Kosovës me ndihmën dhe mbështetjen e vendeve mike, është ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Kjo është arsyeja pse, përkundër propagandës së ashpër anti-perëndimore dhe dezinformatave, Kosova është ende vendi më pro-NATO-s dhe BE-së në rajon. Kjo është arsyeja pse Kosova sot është plotësisht e përkushtuar për të demonstruar solidaritetin e saj dhe për të kontribuar për paqen dhe sigurinë globale”.

Në konferencën e sotme, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic, morën pjesë ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të CEDC si: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia, vendet me status të vëzhguesit si Polonia si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.