Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak kroat të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Peric.
Ministri Mehaj i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional si dhe ofrimin e plotë të eksperiencës së tij të gjatë të liderit ushtarak për stafin vendor të Ministrisë së Mbrojtjes.
Me këtë rast, ministri Mehaj i ndau kolonelit Peric, Mirënjohje për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe për kontributin e tij në rolin e këshilltarit të NALT-it, në avancimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. /2LONLINE/