DYLON

Policia Kufitare e Kosovës arreston një person të dyshuar, transportonte migrantë

Policia Kufitare e Kosovës arreston një person të dyshuar, transportonte migrantë
Avatar photo Redaksia

Policia Kufitare e Kosovës (DRPK, Perëndimi-Gjakovë), patrulla në Vermicë, sot më 19.01.2022, rreth orës 06:45, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i pa rregullt”, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti.

Patrulla  e policisë e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet.

EkoHigjiena

Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar. 

Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrant të pa rregullt.

Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga  njësitet  relevante, me urdhër të prokurorit i dyshuari m/sh/k është ndaluar, kurse personat shtetas të huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.