DYLON

Kryetari Rahimaj pret në takim investitorët zviceranë, diskutojnë për mundësitë e bashkpunimit

Kryetari Rahimaj pret në takim investitorët zviceranë, diskutojnë për mundësitë e bashkpunimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim investitorët zviceranë, Oliver Fiechter dhe Georg von Waldenfels.

Në këtë takim është diskutuar për mundësi të investimit nga investitorët në Komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

I pari i komunës ka thënë se projektet inovatore të cilat u janë preznatuar në këtë takim janë të rëndësishme për komunën.

“Sot prita në takim z. Oliver Fiechter dhe z. Georg von Waldenfels. Të dy këta investitorë zviceranë me emër, në tregun në të cilin bëjnë pjesë. Bashkë me ta në takim ishte i pranishëm edhe Këshilltari i Zv.Kryeministrit Bislimi, z. Bejtush Fetija.

Diskutuam për bashkëpunime konkrete si dhe mundësi të investimit nga ana e tyre në Komunën e Kamenicës. Projektet inovatore të tilla, të cilat na u prezantuan ne sot, janë të rëndësishme edhe për komunën tonë si nisje, për të vazhduar më pas edhe si investime jo vetëm për Kosovë por edhe për rajon.

Shpreha gatishmërinë, që si komunë jemi të hapur për bashkëpunim si dhe për ide e nisma të tilla”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.