Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe ish-Presidenti Sejdiu diskutuan për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë.
Gjithashtu, u diskutua për proceset reformuese dhe sfidat aktuale në procesin e integrimit evropian, për çka vlerësuan nevojën e forcimit të unitetit politik dhe qytetar të të gjithëve pa dallim. /2LONLINE/