DYLON

Trajnohen anëtarët e Kuvendit Komunal mbi rolin dhe detyrat e Kuvendarëve 

Trajnohen anëtarët e Kuvendit Komunal mbi rolin dhe detyrat e Kuvendarëve 
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve  në vendimmarrje””, ka mbajtur  trajnimin një-ditor ,mbi rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Qëllimi i organizimit të trajnimit njëditor me Anëtarët e Kuvendit Komunal të Kamenicës është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin  dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit  Komunal në vendimmarrje komunale, Legjislacioni në fuqi,Ligji i Vetëqeverisjes Lokale si dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal. 

EkoHigjiena

Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç, ne trajnimin e organizuar me përfshirjen e Këshilltarëve Komunal ,Grupeve të Margjinalizuara, Organizatave të Shoqërisë Civile, Medieve Lokale për te parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve në seancat  e kuvendit komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.

Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi  është rritja e nivelit të përformancës të Anëtarëve të Kuvendit Komunal   lidhur me proceset vendimmarrëse ne nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve te ofruara gjatë trajnimit si dhe përfaqësimi sa me dinjitoz i nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Ne këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Lirodon Kastrati, Këshilltarëve Komunal kanë marrë pjesë edhe ,Anëtarët e Handikosit, Zyra e Komuniteteve,Grupi Joformal i Grave, Shoqëria Civile, Media Lokale.

Ky projekt është financuar  nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.