Në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorët e vendeve mike, ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Në këtë takim u diskutua që përveç bashkëpunimit bilateral në fusha tjera, të vendoset edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të ofrimit të mbështetjes së forcave të armatosura të Zvicrës në fushat specialistike të tyre. Me këtë rast, ambasadori Kolly shprehu interesimin për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ri konfirmoi zotimin se Zvicra do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës, përveç fushave tjera, edhe në atë të sigurisë dhe mbrojtjes.
Nga ana e tij, ministri Mehaj i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë ambasadorit Kolly në angazhimin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. /2LONLINE.com/