Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Me këtë rast, Ministri Mehaj e njoftoi ambasadorin Westerlund për të arriturat e Ministrisë, zhvillimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës, përmes zbatimit të Planit të Tranzicionit, rregullimin legjislativ, që së shpejti pritet t’i jepet rrugë si kornizë e rëndësishme dhe e domosdoshme sa i përket konsolidimit rreth organizimit të brendshëm, si dhe avancimit në resurse humane dhe operacionale, duke ofruar mbështetje në misionet ndërkombëtare.
Gjatë këtij takimi, në mes të tjerash, Ministri Mehaj theksoi se: “Si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”. /2LONLINE/