Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim, për herë të parë që nga emërimi në detyrë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Joern Rohde.
Me këtë rast, ambasadori Rohde duke i uruar detyrën ministrit Mehaj, konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të dy theksuan rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit bilateral dhe zgjerimit të fushave të interesit të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. /2LONLINE.com/