Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, priti në takim lamtumirës Këshilltarin Britanik të Transformimit të Mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, Gjeneral Brigade Johnny Bowron, për t’i shprehur falënderimin e thellë për kontributin e madh në procesin e tranzicionit aktual të FSK-së.
Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu mirënjohje dhe falënderim të thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura Britanike në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/