DYLON

Edukim për Siguri pritet nga shtatori të jetë pjesë e programit mësimor

Edukim për Siguri pritet nga shtatori të jetë pjesë e programit mësimor
Avatar photo Redaksia

Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin Mehaj, vizituan kazermën Skënderbeu në Ferizaj, ku grupe nxënësish po ndjekin ligjëratat e njëkohësisht po zhvillojnë dhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës Edukim për Siguri, që pritet nga shtatori të jetë pjesë e programit mësimor për më shumë se 2000 nxënës.

Përmes kësaj lënde nxënësit do të marrin njohuritë elementare mbi sigurinë dhe mbrojtjen, me qëllimin që krahas shkathësive dhe pandashëm nga edukimi i tyre arsimor të kultivojnë dhe ndjenën e shërbimit ndaj atdheut, si obligim moral ndaj vendi, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.