DYLON

Policia e Kosovës identifikon një veturë të falsifikuar

Policia e Kosovës identifikon një veturë të falsifikuar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Kufitar – Vërmicë- me datë 10.08.2022 rreth orës 15:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë ka ndaluar një veturë të tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë me drejtues D.K viti i lindjes 1989 shtetas i Shqipërisë. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë për kontroll më të detajuar.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, kanë bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ka ndërhyrje tek numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë nderhyrje mekanike në numerin e shasisë së automjetit, si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.