Ministri I Mbrojtjes Armend Mehaj zhvilloi sot bisedë me Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Slavjanka Petrovska. me të cilën diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.
Më pas, ata diskutuan për aktivitetet tona në kuadër të bashkëpunimit bilateral, si dy vende fqinje, duke vlerësuar se ky bashkëpunim duhet të thellohet në vazhdimësi, në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE/