Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Adnan Rexheplar, u.d. Sekretarin e Përgjithshëm e MM-së, Gafurr Dugolli, si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot bënë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e vendit.
Më pas, ata u mirëpritën në kullë nga baca Rifat Jashari.
“Për të arritur te liria, duhej të ishim bashkë të gjithë. Përveçse të bashkuar, duhej një fanar që të na ndriçojë rrugën. Ishte UÇK-ja, ishin Jasharajt ata që na bënë bashkë dhe na ndriçuan rrugën duke na prirë përpara drejt luftës çlirimtare, rrjedhimisht drejt lirisë.
Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë”, theksoi ministri Maqedonci.
Lavdi dhe nderime për të rënët! /2LONLINE/