Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.
Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen e thellë të tij për gjithë kontributin e ambasadorit Minxhozi gjatë mandatit të tij në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në ngritjen e bashkëpunimit bilateral, sa i përket trajnimit dhe edukimit të ushtarakëve që gjatë kësaj periudhe është dyfishuar. /2LONLINE/