Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në një takim të veçantë ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG), të cilët janë duke e mbështetur MM- në dhe FSK-në me këshillim profesional në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.
Me këtë rast, i ministri Maqedonci i falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me aspektin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike. /2LONLINE/