Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefi i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, pritën në takim ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje të Sigurisë (ISG), me të cilët diskutuan për ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe procesin e rekrutimit të ushtarëve dhe oficerëve të rinj, në përputhje me planin e Ministrisë, bazuar në objektivat e ministrit.
Oficerët e FSK-së dhe stafi civil, së bashku me anëtarët e Institutit Amerikan për Qeverisje të Sigurisë janë duke zhvilluar takime dhe aktivitete të përbashkëta, me qëllim gjenerimin e ideve rreth koncepteve dhe dokumenteve strategjike mbi të cilat do bazohet zhvillimi i mëtutjeshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Mbështetja me këshilla profesionale nga ISG është aset i vyer për ndërtimin konstruktiv të së ardhmes së ministrisë bazuar në vlera dhe parime praktike. /2LONLINE/