Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës këshilltarin e lartë për Strategji dhe Plane të Zyres Ndërlidhëse të NATO-së, nënkolonel Phillip Leahy, të cilit i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij.
Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në fushën e strategjisë dhe planeve, avancimin e kapaciteteve të FSK-së në këtë drejtim, ministri e dekoroi nënkolonelin Phillip Leahy me Medalje për Shërbim të Shquar.
Ministri Maqedonci theksoi se roli i trupit këshillues të NATO-s, në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit është tejet i rëndësishëm dhe përbën element të pazëvendësueshëm për konsolidimin e FSK-së në hapa të sigurt e konform standardeve të shteteve anëtare të NATO-së.
Ministri gjithashtu shtoi se është bashkëpunimi me të gjithë këshilltarët e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s është i shkëlqyeshëm, andaj i tillë do të jetë edhe me pasuesin e nënkolonel Leahy. /2LONLINE/