Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ambasadorin Blerim Reka, kryetarin e shoqatës “Atlantiku” dhe anëtarë të kësaj shoqate, bënë homazhe te varrezat ku prehen dëshmorët e lirisë, vëllezërit Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, në New York.
“Babai i tre dëshmorëve Bytyqi, Agron Bytyqi, ndjenjën e mungesës të tre djemve të tij nuk mund ta largojë asnjëherë, por është ngushëllues fakti që jeta e tyre ishte e shkurtër nga vitet por e pavdekshme nga pesha, heroizmi i tyre me lavde do të mbahet mend gjithmonë”, u shpreh me këtë rast ministri Maqedonci.
Pas homazheve, ministri Maqedonci bashkë me kryetarin Gani Shehu dhe anëtarët e Shoqatës Atlantiku, trashëgimtare e Batalionit Atlantiku të UÇK-së, zhvilluan një bashkëbisedim, gjithnjë me temë qendrore për vendin tonë dhe mundësinë e kontributit të Shoqatës Atlantiku në mbështetje të institucioneve tona. /2LONLINE/