Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me zv-kryeministri Enver Hoxhaj dhe ministrin Besim Beqaj, kanë takuar sot komisioneren e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel.
Ministri Lluka e njoftoi komisioneren Mariya Gabriel me hapat që ka ndërrmarrë Ministria që ai e drejton, në sektorin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për përparimet që janë bërë në fushën e teknologjisë informative, me projektet që janë realizuar si dhe me ato projekte të cilat janë në realizim e sipër.
“Projekti Ekonomia Dixhitale e Kosovës është nënshkruar me Bankën Botërore dhe është aprovuar në Parlament muajin e kaluar dhe implementimi i këtij projekti do të fillojë me 15 nëntor të këtij viti. Ky projekt ka për qëllim që të mbulojë 99 për qind të Kosovës me internet 100 mbs”, u shpreh ministri Lluka.
Kreu i MZHE-së, e njoftoi komisioneren e BE-së, Gabriel edhe për projektin e Parkut Teknologjik apo Tech Parku i cili pritet të aktivizohet në qershor të vitit 2019, po ashtu ministri Lluka foli për mbështetjen që po iu jep të rinjëve.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik po bën punën e saj në drejtim për t’i ndihmuar të rinjët, ku sa i përket kësaj Ministria ka pajisur 65 shkolla të mesme me pajisje inovative për t’iu dhënë mundësi të rinjëve të shprehin kreativitetin e tyre e poashtu t’i zgjerojnë njohuritë inovative.
Gjithashtu, Lluka foli edhepër projekte të IPA II, ku MZHE ka aplikuar me projektin e zhvillimit të tregut vendor, me të cilë synon dixhitalizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Komisionerja Gabriel u shpreh e kënaqur me punën që po bëhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por edhe ministri Lluka e falënderoj për vizitë, pasi që kjo vizitë tregon dedikim e BE-së ndaj Agjendës Dixhitale për Kosovën.