DYLON

Ministri Lluka takoi gjeneralin e forcave zvicerane

Ministri Lluka takoi gjeneralin e forcave zvicerane
Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, Gjeneralin e Forcave Ushtarake të Zvicrës, Philippe Rebord dhe Ministrin për Siguri të kantonit Wallis të Zvicrës, Frederic Favre, kanë vizituar Termocentralin “Kosova A” si Termocentralin më të vjetër i ndërtuar në vitin 1962.

Vizita është bërë me kërkesë të Gjeneralit të forcave zvicerane z Philippe Rebord, ku me këtë rast ministri Lluka është i vetmi qeveritar që ka takuar numrin një të forcave zvicerane. Ministri Lluka së bashku me Gjeneralin kanë bashkëbiseduar për sigurinë nacionale të furnizimit me energji si dhe nevojat e vendit për investime në këtë sektor jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjatë vizitës Ministri Lluka ka informuar gjeneralin Rebord dhe Ministrin për Siguri, Frederik Favre për pasuritë që posedon Kosova, respektivisht rezervat e linjitit

EkoHigjiena

“Ne kemi ligjin për energji dhe Kosova është vendi i tretë në Evropë për rezerva të linjitit”, ka thënë Ministri Lluka.

Ministri Lluka gjithashtu ka bërë të ditur se nga viti 2020 Kosova do t’i kontrolloj kufijtë e vet energjetik duke përmendur Transmisionin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke folur rreth projekteve kapitale në fushën e energjisë Ministri Lluka ka përmendur ndërtimi e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa ka njoftuar mysafirët për aplikimin në fonde të BE-së për ndërrimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B”. Ndryshe, gjenerali Rebord ka falënderuar Ministrin Lluka për prezantimin e projekteve në fushën e energjisë duke shtuar se tashmë shihet se Kosova ka një planë afatgjatë në fushën e energjisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.