• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Miliarderi Muhamed Al Barwani i interesuar të investojë në sektorin minerar të Kosovës

Redaksia 2LONLINE 19 Qershor, 2019 2 min
 Miliarderi Muhamed Al Barwani i interesuar të investojë në sektorin minerar të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim themeluesin e BM Holding, z. Muhamed Al Barwani, i cili u interesua që të investojë në sektorin minerar të Kosovës. Z. Al Barwani është një ndër 50 personat më të pasur në botën arabe dhe ka në pronësi shumë biznese në sektorin minerar, në prodhimin dhe përpunimin e naftës e gazit, dhe në prodhimin e jahteve.

Lluka ka mirëpritur z. Al Barwani në takim dhe e ka informuar rreth mundësive të investimit në sektorin minerar të vendit tone, duke i treguar që Kosova është shumë e pasur në plumb, zink, krom, boksite dhe nikel. Poashtu, z. Al Barwani, ju prezantuan edhe 11 zonat me interes të veçantë minerar dhe miniera e Trepçës.

“Miniera e Trepçës ka 88 minerale të ndryshme dhe është miniera më e pasur në Evropë me plumb dhe zink. Së fundmi, kjo ndërmarrje ka kaluar si shoqëri aksionare dhe tani më është e hapur për investime të huaja. Me investime në teknologji do të mund të shfrytëzoheshin edhe më shumë pasuritë e kësaj miniere.” shtoi ndër të tjerash Lluka.

Muhamed Al Barwani, gjithashtu u interesua edhe për sektorin e teknologjisë informative, ku Lluka e ka njoftuar se Kosova është prej vendeve lidere në Evropë në përdorimin e internetit ku 95% e shtëpive posedojnë internet me shpejtësi të lartë dhe që, përmes projektit të Ekonomisë Dixhitale të financuar nga Banka Botërore, pas 3 viteve, Kosova do të mbuloj tërë territorin e saj me fibër optik.

Muhamed Al Barwani tha se së shpejti do ta vizitoj Kosovën prapë që ti sheh për së afërmi potencialet që ofron sektori minerar i vendit.

Në fund, Ministri Lluka i dhuroj z. Al Barwani librin e kristaleve dhe mineraleve të Kosovës, si shenjë kujtimi për vizitën në Kosovë.

Etiketa:Investitori miliarder Ministri i Zhvillimit Ekonomik Muhamed Al Barwani Valdrin Lluka
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Kamenicë

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit

9 Gusht, 2022
Policia

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 27 kg marihuanë

9 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Aktakuzë kundër dy personave për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova dhe Iowa me marrëveshje për edukim

9 Dhjetor, 2019

Ministri Lluka: Minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm

18 Shtator, 2019

Lluka: Qytetarët nuk janë më konsumues, por burim i energjisë

17 Shtator, 2019

Ministri Lluka takoi gjeneralin e forcave zvicerane

2 Gusht, 2019

Banka Botërore do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtrishme në Kosovë

13 Prill, 2019

MZhE me projekte atraktive në fushën e teknologjisë

2 Mars, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com