Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq dhe nënkryetarin e komunës,Bajrush Ymeri, ku diskutuan sa i përket bashkëpunimit të nivelit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Në këtë takim theks i veçantë i vu rëndësisë së gjendjes së sigurisë në këtë komunë, ku u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë. Me këtë rast ministri Mustafa theksoi se MPB do të vazhdojë përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ministri Mustafa vlerësoi përpjekjet e zyrtarëve të kësaj komune në inkurajimin e bashkëjetesës mes dy komuniteteve dhe vlerësoi se një numër i madh i qytetarëve kanë shfrytëzuar shërbimet e Agjencisë së Regjistrimit Civil, për tu pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.