Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, u takua sot me Drejtorin e ri të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), gjeneralin Michael Oberneyer.
Ministri Berisha falënderoi gjeneralin Oberneyer për përkrahjen e vazhdueshme të NALT-it në ndërtimin e FSK-së si Forcë profesionale, multietnike dhe të besueshme. Gjithashtu, Ministri theksoi gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së që bashkëpunimi me NALT-in të thellohet edhe më tej, në të gjitha projektet e parashikuara me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së.
Gjenerali Oberneyer shprehu konsideratë për punën e Ministrisë dhe FSK-së edhe gjatë periudhës së Qeverisë kujdestare, duke përmendur përfundimin me sukses të disa projekteve të planifikuara dhe miratuara më parë.
Në takim u diskutua për rolin më aktiv të NALT-it në këtë fazë, me theks të veçantë në koordinimin sa më të mirë midis Ministrisë dhe FSK-së gjatë procesit të operacionalizimit të plotë të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së sipas strukturës së re.