DYLON

Ja orari i autobusëve që do t’i bartin nxënësit

Ja orari i autobusëve që do t’i bartin nxënësit
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka njoftuar për orarin e nisjes së autobusëve për bartjen e nxënësve.

Orari i nisjes së autobusëve

Mësimi në shkollën Fan S. Noli do të mbahet në dy ndërrime. Klasët 0-5 do të zhvillojnë mësimin në ndërrimin e paradites që fillon në ora 08:00. Ndërsa, mësimi për klasët 6-9 do të mbahet në ndërrimin e pasdites dhe do të fillojë në ora 12:10.

EkoHigjiena

Nisja me autobus nga Busavata për nxënësit e klasëve 0-5 do të bëhet në ora 07:30, ndërsa nisja me autobus po ashtu nga Busavata për klasët 6-9 do të bëhet në ora 11:40

Mësimi në shkollën “Dëshmorët e Kombit” fillon në ora 09:30 dhe do të zhvillohet vetëm një ndërrim mësimor. Nisja e nxënësve nga fshati Tugjec do të bëhet në ora 09:00. Gjithashtu, nisja e nxënësve nga fshati Krilevë do të bëhet në ora 09:00, ndërsa nga fshati Strezoc, nisja do të bëhet nga ora 09:10.

Pritja e autobusëve bëhet në shkollat e fshatit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.