Në shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë gjatë shërbimit në Kosovë, ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes së Turqisë në Kosovë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, të cilin në shenjë vlerësimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm në rritjen e kapaciteteve të FSK-së e dekoroi me medaljen për “Shërbim të Shquar”.
Me ketë rast Ministri Maqedonci është shprehur se “Kolonel Kahraman gjatë periudhës së tij të shërbimit si atashe tregoi performancë të shkëlqyeshme duke ofruar mbështetje profesionale dhe vizion strategjik, gjë që ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, andaj do i jemi gjithmonë mirënjohës”
Po ashtu Ministri Maqedonci i dëshiroj suksese kolonelit në detyrën e tij të re, duke i uruar mirëseardhje dhe pasuesit te tij. /2LONLINE/