Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka realizuar sot vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Me këtë rast, ministri Maqedonci u prit nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ku përtej simbolikës, rezultoi me një diskutim të frytshëm mbi situatën aktuale gjeopolitike, bashkëpunimin e shkëlqyer tashmë të dyfishuar në fushën e edukimit e trajnimeve, të cilën po punohet që të thellohet edhe më tutje, planet afatmesme dhe afatgjata në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me theks të veçantë mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në nismat rajonale dhe integrimin euro-atlantik.
Nga ana e tij, ministri Peleshi ritheksoi se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë është e përkushtuar të rrisë numrin e aktiviteteve të përbashkëta me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, me synimin e përbashkët ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. /2LONLINE/