DYLON

Policia e Kosovës  pjesë e nismës së EUROPOL-it,  #TheNetThatWorks, në përurimin e Ditës  Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor

Policia e Kosovës  pjesë e nismës së EUROPOL-it,  #TheNetThatWorks, në përurimin e Ditës  Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës i bashkohet nismës së EUROPOL-it me partnerët  #TheNetThatWorks  në njohjen e rolit qendror që luan rrjeti i bashkëpunimit përmes EUROPOL-it në trajtimin e kërcënimeve më serioze kundër sigurisë  dhe luftën kundër krimit të organizuar krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Nisma e EUROPOL-it #TheNetThatWorks – nxjerr në pah vetëm disa nga zyrtarët që e përbëjnë rrjetin e gjerë të kolegëve me përvojë dhe profesionistë që punojnë ditë e natë për ta bërë Evropën një vend më të sigurt.

EkoHigjiena

Çdo ditë, EUROPOL-i bashkon zyrtar të zbatimit të ligjit nga e gjithë BE-ja dhe vendet  partnere për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e krimit të rëndë ndërkombëtar dhe të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Kjo e vendos EUROPOL-in në zemër të arkitekturës evropiane të sigurisë. EUROPOL-i luan një rol kritik si një qendër mbështetëse për operacionet e zbatimit të ligjit, një qendër për informacionin mbi aktivitetet kriminale dhe një pikë qendrore për ekspertizën dhe analizën e zbatimit të ligjit.

Me një rrjet të zyrtarëve  ndërlidhës dhe partnerë që përfshin më shumë se 50 vende në mbarë botën të bashkuar në selinë  në Hagë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.