DYLON

Arsimtari Njazi Hajdari ishte kontribuues i arsimit shqip dhe veprimtar i çështjes së kauzës së madhe kombëtare

Arsimtari Njazi Hajdari ishte kontribuues i arsimit shqip dhe veprimtar i çështjes së kauzës së madhe kombëtare
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sami Arifi

Lajmi i hidhur që ka ndërruar jetë arsimtari, mësimdhënësi, veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Njazi Hajdari, është dhembje e thellë, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë atdhetarët e përkushtuar si ai, të cilët frymëzuan masën e gjerë popullore për kauzën e madhe kombëtare…

EkoHigjiena

Arsimtari shumëvjeçar, Njazi Hajdari, ishte nga fshati Tërpezë i komunës së Vitisë, shkollën fillore e fillojë në fshatin e tij të lindjes, ndërsa mbarojë në fshatin e Pozheranit, meqë në fshatin e tij ishte vetëm cikli i ultë i shkollimit, shkollën e Normales ai e kreu në qytetin e Gjilanit. Njaziu ishte i lindur nga një familje me taban atdhetar, i edukuar në odat shqiptare me ide përparimtare liridashëse.

Arsimtar Njazi Hajdari ishte edukator i shkëlqyer dhe mbi të gjitha misionar i ndërgjegjësimit dhe zgjimit kombëtar duke pri edhe vet në radhët e para në këtë rreshtim, prandaj ai i tillë ishte therrë në sy të armikut shekullor serbosllav si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre…

Njaziu me sukses të plotë e kreu detyrën e administratorit në Këshillin Komunal për Financim në Ferizaj gjatë Luftës në Kosovë, ai gjatë ndërhyrjes së forcave të NATO-s ndaj caqeve serbe u kap nga paramilitarë dhe milicë serb, u torturua skajshmërish dhe u mbajt mbi katër muaj i burgosur deri në hyrjen e trupave paqësore të forcës ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Njaziu ishte i pathyer dhe pafundësisht i dinjitetshëm për çështjen kombëtare.

Mungesa e arsimtarit Njazi Hajdarit gjithmonë do të jetë zbrazësi e veprimit shumëdimensional në rrafshin kombëtar…

Qoftë i paharruar kujtimi për arsimtarin Njazi Hajdari, pushoftë i qetë në dritën e pashtershme në amshim… /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.