Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha me bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Në rastin 14-vjetorin të ndarjes nga jeta të presidentit historik Ibrahim Rugova, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, në shenjë respekti dhe kujtimi, bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule mbi varrin e presidentit Rugova në Velani.